Teknologjia AVT redukton sasinë e vibrimeve të cilat transferohen nga vegla te trupi i shfrytëzuesit. Dëmtimi i rritur i duarve dhe trupit shkaktohet nga përdorimi i veglave moderne elektrike dhe me akumulator. Veglat manuale, makinat mekanike dhe mjetet e rënda për punë janë burime kryesore  të vibrimeve, të cilat mund të jenë të dëmshme, varësisht nga intenziteti, frekuenca dhe kohëzgjatja e ekspozimit.

Si funksionon  AVT?
Analiza krahësuese për reduktimin e ndikimeve të vibrimeve të veglave Makita janë një ndër më të mirat në botë. Kur zgjidhim problemet e vibrimit të veglave AVT Makita, ne kemi bashkpunuar me përdoruesit e makinave dhe kemi respektuar nevojat e tyre  në vendin e punës.

Dy  kategoritë e vibrimeve në trupin e njeriut:
– WBV – Vibrim i Tërë Trupit
– HAV – Vibrimi Dorë-Krah

Të dy tipet e vibrimeve shfaqen, kur përdoruesi është në kontakt me veglat vibruese si veglat manuale, mjetet ose strukturat  të cilat emetojnë vibrime  me frekuenca, intenzitet dhe karakteristika  të ndryshme mbi trupin ose pjesë të trupit të njeriut. Ekspozimi më i gjatë ndaj vibrimeve  ka efekte të dëmshme  për shëndetin, sigurinë, rehatinë dhe cilësinë  e jetës  së shfrytëzuesit. Për të reduktuar ekspozimin  ndaj vibrimeve, Makita  zhvilloi  një sistem unik  i cili dukshëm reduktoi ndikimet  e makinave vibruese.